Video e rrallë: Kur u dorëzue Serbia në Kosovë

Asht publikue nji video e 10 Qershorit të vitit 1999 nga arkivi Agjencisë Associated Press, gjatë kohës kur ishte mbajt takimi i dytë ndërmjet NATO’s dhe përfaqësuesve të ish-Jugosllavisë.

Këto bisedime janë zhvillue për pesë orë të Shtunën në nji kafene në Bllacë, ndërsa në ditën e dytë të Diellën u mbajtën në nji ndërtesë afër aeroportit në Kumanovë.

Në këtë takim ishte paralajmërue Serbia nga NATO që të tërhiqet nga Kosova ose do të fillojë lufta.

Marrëveshje mes NATO’s dhe RFJ’s, e nënshkrueme më 9 Qershor 1999, hyni në fuqi më 11 Qershor 1999.