Video: Edi Rama nervozohet me qytetarin, ‘fakti që ki musteqe s’të ban të fortë’

Kjo e Shtunë mesa doket nuk ka qenë nji nga ditët ma të mira për kryeministrin Rama, sidomos kur bahet fjalë për komunikimin me qytetarët. Mbs nji situatë të sikletshme me nji të moshuem në Vaun e Dejes, nji tjetër qytetar doket se ka acarue kryeministrin Rama, disa orë ma vonë në Gjegjan të Pukës.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët e Gjegjanit ku po shpërndante lejet e legalizimit, Rama asht mërzitë jo pak nga nji qytetar, i cili gjatë transmetimit live i ndërpreu fjalën tue iu ankue për vështirësitë ekonomike dhe mungesën e investimeve.

Por, ndonëse ishin live, as kryeministri Rama nuk qëndroi pa reague, tue i kërkue disa herë që të pushonte mbasi ishin në transmetim të drejtpërdrejtë.

Tue qenë se qytetari vazhdonte me folë, Rama i thotë që të ulej tue e kthye me hajgare. “Kqyre, fakti që kemi të dy musteqe nuk na ban ma të fortë se këta burrat këtu që nuk kanë. Kështu të lutem ulu dhe na le të punojmë”, tha Rama.