Video: Fëmitë sirianë pyesin Clinton e Trump: Pse nuk i ndalni sulmet?

“Kur keni me na mbrojt nga avionët?
Nuk mendoni se asht e gabueme që fëmitë po vdesin?
Pse nuk i ndalni sulmet?
Kur keni me ardhë me ndalue Bashar’in? Avionët po na bombardojnë, çka kemi me ba?

Edhe na kemi të drejtë me jetue dhe me mësue?

Janë këto pyetjet që fëmijët e Aleppos u drejtojnë kandidatëve për president të SHBA , Hillary Clinton dhe Donald Trump.

Aleppo asht nji nga qytetet siriane ma të godituna nga avionët bombardues.

Ma shumë se 250 000 njerëz tue përshi 100 000 fëmi janë të bllokuem në qytet, ndërsa konflikti mes rebelëve dhe forcave qeveritare nuk ndalet.

Edhe armëpushimet e arrituna mes SHBA dhe Rusisë rezultojnë nji dështim, tue e randue situatën.

Edhe në zgjedhjet presidenciale politika e jashtme asht nji nga pikat kryesore të diskutimit. E çashtja e Aleppos nuk mundet me qenë nji pikë që duhet lanë në hije. Hillary Clinton dëshiron zona të sigurta dhe të ngriten akuza për krime ndaj njerëzimit për situatën në Siri.

Ndërsa, rivali Trump beson se asht nji çashtje e humbun me i mbrojt civilët në Aleppo.