Video: FSK në mesin e 1700 trupave të NATO’s në stërvitjen ushtarake në Shqipni

Ma shumë se 1700 trupa të Forcave të Armatosuna shqiptare, atyne të Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Britanisë së Madhe, Italisë, Kosovës dhe Malit të Zi po zhvillojnë në disa rajone të Shqipnisë stërvitjen 10-ditore “Joint Effort”.

“Kemi 7 vjet që jemi në NATO, por kjo asht hera e parë që na organizojmë dhe bashkëdrejtojmë në vendin tonë nji stërvitje me të tilla përmasa”, deklaroi Jeronim Bazo, shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA.

“Ushtria shqiptare po përparon, por ka ende për të ba. Duhet të dimë që asgja nuk asht falas, ndaj Shqipnia duhet të rrisë investimet për ushtrinë. Shqipnia ka dhanë nji zotim që buxheti për ushtrinë ka me qenë 2% e GDP. Sa i takon ushtrisë së Kosovës, anëtarësimi në NATO asht nji vendim politik”, deklaroi Hodges.