Video: ISIS sulm terrorist në Bagdad, të paktën 40 të vdekun

Dy shpërthime vetvrasëse në nji qendër tregtare në lindje të Bagdadit lanë rreth 40 të vdekun dhe ma shumë se 60 të plagosun.

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmet dhe videot nga skena kallxojnë kaos dhe shkatërrim.

Ma shumë se 60 persona u plagosën kur nji kerr i ngarkuem me eksploziv shpërtheu pranë nji qendre tregtare.

Nji pajisje shpërtheu në derën e përparme dhe nji tjetër në parking.

Bagdadi ka qenë shpesh qendër e sulmeve me bomba vdekjepruse, shumica e të cilave mendohet se janë krye nga Shteti Islamik.