Video: Katastrofa në Shkup

Rajoni i Shkupit dje mbasdite asht përfshi nga të reshuna të fuqishme dhe erna të forta që për pasojë, kanë shkaktue vërshime në disa zona të kryeqytetit të Maqedonisë.

Në pamjet e fundit që janë regjistrue në Shkup, shihen rrugët dhe lagjet e përmbytuna me ujë, madje në disa zona uji ka arritë deri në 2 metra, tue fundosë plotësisht kerret e shumë qytetarëve dhe shtëpitë e tyne, raporton TetovaSot.

Deri në këto momente nga Qendra për menaxhim me kriza në Shkup, nuk ka informacione për ndonji të zhdukun, apo viktimë, por as për ndonji të plagosun, edhe pse nga gazetarët në Shkup asht raportue se janë gjithsej pesë viktima, por asgja nuk asht e konfirmueme.