Video: Kjo asht letra prekëse e 6 vjeçarit shqiptar për Obamën!

Djaloshi 6 vjeçar Alex, i ka dërgue nji letër prekëse presidentit Barack Obama, tue kërkue që me mundësue udhëtimin e Omranit të vogël dhe familjes së tij për në Shtetet e Bashkueme të Amerikës, saktësisht në shtëpinë e tij.

Alex, nga New Yorku, ka shkrue letrën, mbasi pa fotografinë e gjakosun të Omran Daqneesh, që shkaktoi zemërim në mbanë botën.

Ndërsa Barack Obama, ka thanë se letra ishte nga nji femi “, i cili nuk ka mësue me qenë cinik, apo të jetë i dyshimtë, apo i frigësuem”.

Videoja ka arritë me marrë ma shumë se 60 mijë shpërndamje në Facebook.

“I dashtun President Obama, a ju kujtohet djali që u nxor nga greminat në Siri? Mos harroni djalin i cili u kap nga ambulanca në Siri?”, kështu filloi letra e shkrueme nga Alex për President Obama.

“Mund të ju lutem të shkoni ta merrni atë dhe familjen e tij dhe t’i sjellni ata në shtëpinë tonë… na do të jemi në pritje për të me flamuj, lule dhe balona. Na do t’i japim atij nji familje dhe ai do të jetë vëllai ynë”

Obama citoi fjalët e djaloshit Alex, në nji takim të Kombeve të Bashkueme për krizën e refugjatëve përgjatë kësaj jave, para se Shtëpia e Bardhë të ketë publikue vetë atë.

“Na të gjithë duhet të jemi ma shumë si djaloshi Alex”, ka shkrue Obama.

“Paramendoni se çfarë bota do të dukej në qoftë se na ishim ashtu. Imagijnoni vuejtjen që na do të mund të lehtësonim dhe jetën që do të mund të shpëtonim”. Në mediat sociale, shumë përdorues kanë përshëndet qasjen e presidentit, por shumica të rezervuem kanë lavdue të riun Alex.

Presidenti i SHBA’ve ju ka kërkue vendeve të zhvillueme për me ba më shumë që të ndihmohen refugjatët nga kriza siriane.

Në Gusht, Shtëpia e Bardha ka theksue se kishte pranue 10 mijë refugjatë sirianë në Shtetet e Bashkueme përgjatë këtij viti.

Në plan asht me marrë edhe 110 mijë të tjerë në vitin 2017, ka thanë Obama.

 

letraalex