Video: Kjo deklaratë e Shefqet Krasniqit për martesën e çikës ka me ju shokue!

Jo rrallë disa klerikë myslimanë janë ba temë e kronikave për shkak të deklaratave të tyne gati-gati të pabesueshme.

I fundit nji imam mysliman shqiptar, Shefqet Krasniqi, ka shokue me deklaratën e tij.

I pyetun nëse ka problem që nji myslimane me u martue me nji të krishtenë, ai thotë se ma mirë kishte me qenë që vajza të vdiste.

“Ma mirë me të vdekë çika se me shku me të krishtenë me u martu”, ka thanë Shefqet Krasniqi, teksa i përgjigjet nji prindi që e pyet se si të sillet tashma që vajza i asht martue me nji të krishtenë.

“Punë e randë asht kjo”, shton ma tej hoxha në këtë video tue e detyrue prindin:

“Mundohu vajzës me i bo presion me thanë, me u pajtu me neve asht vetëm nji rrugë dhe ajo asht që ai burri me u ba mysliman. Me u ba mysliman na ta bëjmë hallall. Nuk u ba ai mysliman mbetet me fshi duert”.