Video: Kqyreni çka bajnë këta njerëz në New York për Hillary Clinton

Nji turmë prej të paktën 200 njerëz që mbështetnin kandidaten demokrate, Hillary Clinton, u veshën në ‘stilin saj’ dhe pushtuen qendrën e New Yorkut, të Diellën e kalueme.

Ata kcyen për plotë 8 minuta, nji koreografi energjike nën ritmet e Justin Timberlake (I can’t stop this feeling) para nji turme të madhe kambësorësh që në fillim po kqyrnin të habitun por ma vonë shijuen performancën.

1475943222-syn-mar-1475508976-dancers2-crozier1476261077

Turma përbahej nga kcimtarë profesionistë dhe mbështetës të të tana moshave, racave dhe gjinive, që i ishin bashkue dhe e kishin krijue këtë kcim vetëm për nji javë.

Ata kishin për qëllim “t’i jepnin zemër” kandidates demokrate sepse mendonin se nuk ka marrë të njajtin nivel mbështetje të zjarrtë si Donald Trump apo Bernie Sanders.