Video: Kqyreni mega-operacionin e policisë italine, ku arrestohen dy shqiptarë me nji ‘mal me drogë’

Një akcion i madh i policisë italiane i zhvilluem gjatë natës ka çue në pranga 53 persona, mes të cilëve dy shqiptarë.

18 nga të arrestuemit janë dërgue në burg, 15 të tjerë janë nën masën e arrestit shtëpiak, ndërsa për 20 të tjerë asht vendosë masa e ndalimit të qëndrimit në vende të caktueme pa pasë ma parë nji leje nga gjykata.

Gjithsej, gjatë operacionit “Taraqa”, janë sekuestrue ma shumë se 1 kuintal drogë, 100 kg hashash dhe 2 kg kokainë. Këtyne numrave u shtohet edhe droga e sekuestrueme ma herët në vrazhdën e hetimeve, ku janë arrestue edhe 22 persona në flagrancë.

Gjatë këtij operacioni janë angazhue 360 agjentë policie, 8 qenë dhe nji helikopter.