Video: Kqyreni Policinë e Kosovës me armë sikur SWAT

Armë të ngjashme me të policisë amerikane, por të modelit të fundit kanë me i pasë edhe njësitet elite të Policisë së Kosovës.
Sa i përket këtyne armëve të gjata të prodhuesit amerikan SIG SAUER, kosovarët nuk kanë me mbetë mbrapa as disa njësiteve speciale ushtarake në botë.

Për këto armë, maksimumi i të cilave mund të arrij deri në 300 copë, Policia e Kosovës ka me i pague 692 mijë euro kompanisë “reload, e cila ka me ba importin e tyne.