Video: Kqyreni qysh arrestohet polici i Kosovës që transportonte drogë

Në pamjet filmike të shfaquna shihet ndjekja e pjesëtarit të policisë nga kolegët dhe arrestimi i tij, mbasi në bagazhin e kerrit iu gjetën 15 kilogramë marihuanë që për destinacion kishin Podujevën.

Tre muej hetime intensive tue përdorë masa të mshefta iu deshën policisë për ta kapë në flagrancë policin dhe katër persona tjerë të lidhun me narkotikët.

Mbas arrestimit të policit për trafikim me narkotikë, në Rubrikën “Policia” të “Drejtësisë në Kosovë” u kallxuen pamjet e bastisjeve në shtëpinë e këtij zyrtari që iu mor arma dhe mjetet tjera policore, me të cilat kryente detyrën e tij.