Video kur Elie Wiesel kërkonte denimin e Milosevic’it për krimet në Kosovë

I mbijetuemi i Holocaust’it, aktivisti për të drejtat dhe autori i librit të famshëm “Nata” ishte vnue në anën e Kosovës dhe botës demokratike kur në vitin 1999 këtu po kryheshin masakra të tmerrshme nga regjimi i Milosevic’it.
Wiesel ishte ftue në Shtëpinë e Bardhë për me marrë pjesë në nji ligjëratë, pjesë e nji serie të ligjëratave të organizueme nga Clinton’ët.

Aty, Wiesel përgëzon SHBA’të dhe NATO’n që kishin intervenue për me mbrojtë Kosovën.

Elie Wiesel, ka vdekë në moshën 87 vjeçare, ka njoftue mbramë memoriali izraelit i Holocaust’it, Yad Vashem.

Pjesa ku flitet për Kosovën, në videon e maposhtme, fillon prej minutës 33:50.