Video: Ky asht raportimi i mediave serbe për protestën në Mushtisht

Mediat serbe shkruejnë se shqiptarët në Mushtisht kanë ba thirrje për vrasjen e serbëve dhe djegien e kishave.

Nji grup prej 150 serbëve janë nisë në drejtim të Mushtishtit në Kosovë, mirëpo u ndaluen mbasi shumë vendas kishin dalë me ndalue hymjen në fshatin afër Suharekës.

Nji serb nga Graçanica, Filip Stefanović i ka thanë Blic.rs se, shqiptarët po vazhdojnë me çmendunitë e tyne që nga viti 1999, simbas tij.

Shqiptarët janë mbledhë afër fshatit Mushtisht dhe po përleshen me policinë e Kosovës. Ata gjithashtu po bajnë thirrje për vrasjen e serbëve dhe po na quejnë “Shkije”, shkruen Blic.rs.