Video: Ky basketbollist i Sigal Prishtinës i shpeton vdekjes!

Basketbollisti i Sigal Prishtinës dhe Kombëtares se Kosovës në basketboll, Edmond Azemi, i ka shpëtue të Premten ma të keqes, mbasi vetura e tij asht godit nga nji plumb.

Derisa Azemi së bashku me familjen e tij po qarkullonin në rrugën “Luan Haradinaj”, saktësisht afër Prokurorisë Speciale, vetura e tij asht godit me njanin nga tre plumbat e shkrepun, të cilët i kanë shkrep në mes vete dy qytetarë.

Deshmitarët okularë kanë thanë për “Epokën e re”, se rasti ka ndodh rreth orës 11:50.

“Njani qytetar e ka gjuejt me armë zjarri qytetarin tjetër përtej rrugës”, kanë thanë deshmitarët.

Ndërkohë njisitët e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Edmon Azemi asht njani prej basketbollistëve ma të mirë në basketbollin e mbasluftës dhe ikona e klubit të Sigal Prishtinës.

Televizioni Rrokum ka raportue ma herët për rastin dhe ju sjell edhe videon prej vendit të ngjarjes.