Video: Ky ishte atentati ndaj Presidentit Ibrahim Rugova

Presidenti i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova ka qenë disa herë pre e atentateve të shumta që baheshin ndaj tij.

Nji nga sulmet ishte edhe ai ndodhun në Mars të vitit 2004, në momentin kur ai po shkonte drejt Presidencës së Kosovës nga rezidenca e tij në Velani, dhe pritej të takohej me sekretarin e atëhershëm të NATO’s, Havier Solana.

Dje, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi përmes nji letre dërgue Prokurorit të Shtetit, ka kërkue hetim të thellë për të gjetë ata që kryen dhe financuen sulmin ndaj Presidentit Ibrahim Rugova.

Asht hera e parë që nji kryetar shteti kërkon publikisht që të zbardhet atentati ndaj Rugovës dhe të tjerëve.