Video: Lirohet atentatori i Presidentit të SHBA

John Hinckley Jr. njeriu i cili në vitin 1981 bani perpjekje me vra ish-presidentin amerikan Ronald Reagan, ka me dalë nesër nga spitali psikiatrik ku kaloi 35 vjet të jetës së tij.

Hinckley, mbas tentative-vrasjes të dështueme ishte shpallë fajtor dhe u konstatue se ishte i çmendun dhe duhet të dërgohej për trajtim në nji spital në Washington.

Simbas BBC, gjykatësi në Korrik vendosi se Hinckley (61 vjeçar) nuk paraqet rrezik së pari për veten e tij e as për publikun.

Sulmi ndaj Ronald Reagan u ba në Mars të vitit 1981 në frontin e nji hoteli në Washington, sulm ky që tronditi botën.

Regan u qëllue në mushkni, ndërsa sekretari i tij për media, James Brady pësoi nji damtim të trunit, për shkak të së cilit ai kaloi pjesën tjetër të jetës së tij në karrige me rrota.

Ai qëlloi presidentin për shkak se dëshironte t’i bante përshtypje aktores, Jodie Foster, në të cilën ai ishte i fiksuem.