Video: “Luani shqiptar” kallxon ‘dhambët’ në tokë, ajër dhe det!

Ndërsa tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë mbeten të nalta, sidomos tash që ushtria ruse ka dërgue në enklavën e Kaliningradit disa raketa bërthamore, nji stërvitje e suksesshme ushtarake asht zhvillue mes Shqipnisë dhe Britanisë.

Ma shumë se 1500 forca britanike morën pjesë në stërvitjen “Luani shqiptar”, me aksione në tokë, ajër dhe det.

Flota Britanike njofton se në Shqipni asht dërgue “Task Forca e Gatishmënisë së Naltë, me anije luftarake dhe disa prej helikopterëve ma të mirë.

Komandanti i kësaj task force, Andrew Burns tha: “Vazhdoj të jem jashtëzakonisht i impresionuem nga elasticiteti dhe përkushtimi profesional i treguem nga çdo marinar, ushtar dhe pilot nën komandën time”.

 

 

2-luani

 

3-luani

 

4-luani

 

5-luani

 

6-luani

 

7-luani

 

8-luani

 

9-luani