Video: Lufta në Irak, dita e dytë e sulmit, përparon ushtria në betejën me ISIS

Derisa ofensiva për ripushtimin e Mosulit ka hy në ditën e dytë, mesa doket trupat irakiane të mbështetuna dhe nga forcat ndërkombëtare po ja dalin me sukses në betejën me ISIS.

Shteti Islamik u detyrue me i braktisë disa territore gjatë ditës së parë të ofensivës. Luftimet vazhduen përgjatë gjithë natës e raportohet se militantët sulmuen disa tanke të ushtrisë irakiane.

ISIS e mori Mosulin Qershorin e vitit 2014. Lideri igrupit ekstremist, Abu Baker al Bagdadi e zgjodhi asokohe këtë qytet si vendin ku kishte me njoftue krijimin e kalifatit, ndaj marrja e tij ka randësi të madhe simbolike.

Koalicioni i 30.000 irakianeve, peshmergave dhe luftarëve fisnorë sunitë filloi të Hanën avancimin drejt fortesës së fundit të randësishme të ISIS’it .

Por, derisa luftimet vazhdojnë, janë shënue edhe përplasje e para mes Bagdadit dhe Turqisë, mbasi ende nuk asht përcaktue roli i forcave turke në këto luftime. Ankara zyrtare konfirmon se roli i tij asht ekskluzivisht krijimi i forcave irakiane, por zyrtarë të Bagdadit mohojnë nji fakt të tillë.