Video: Mogherini e Tusk, Kryeministrit Mustafa: Demarkacioni, mandej liberalizimi

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, po zhvillon takime të shumta në kuadër të vizitës në New York.

Mustafa, i shoqnuem nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, në selinë e Kombeve të Bashkueme ka takue presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, si dhe përfaqësuesen e naltë të BE’s për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, njiherit zavendës presidente e Komisionit Europian, Federica Mogherini.

unnamed-3_1474381043-8395126

“Kryeministri i njoftoi për progresin në Kosovë dhe përkushtimin e Kosovës për proceset europiane. Me këtë rast, Mustafa kërkoi përkrahjen e Tusk dhe Mogherinit në liberalizimin e vizave dhe proceset tjera.

Presidenti Tusk dhe zoja Mogherini theksuen përkrahjen e tyne për Kosovën në proceset eurointegruese”, thuhet në njoftimin për media.

unnamed-1_1474381043-4254518-650x358

Ma tej në njoftim thuhet se gjatë takimit, u theksue se mbas adresimit të çashtjes së Demarkacionit dhe tue u bazue në progresin që po bahet në fuqizimin e rendit dhe ligjit, pritet të finalizohet dhe procesi i lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në vendet e BE’s.

Kryeministri Mustafa, gjatë ditës, ka zhvillue takime të ndame edhe me kongresistin amerikan, Eliot Engel, si dhe përfaqësuesen e USAID’it për Europën dhe Euroazinë, Margot Ellis.

Kongresisti Engel theksoi përkrahjen e SHBA’ve për Kosovën.

“Kam kënaqësinë të mirëpres kryeministrin Mustafa në Nju Jork. Kryeministri dhe unë jemi miq për shumë vite. Unë e admiroj punën e tij dhe sigurisht që e admiroj vendin e tij. Ne e dimë si amerikanë se nuk kemi miq më të mirë sesa miqtë tanë në Kosovë dhe ata nuk kanë miq më të mirë sesa miqtë e tyre në Amerikë”, tha kongresisti Engel.

Mustafa e falënderoi kongresistin Endgel për përkrahjen e tij dhe të SHBA-së për Kosovën.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë gjithmonë krah nesh dhe ne duhet ta respektojmë atë përkrahje dhe të punojmë bashkërisht në këto procese. Unë jam shumë i kënaqur me vëmendjen e kongresistit por edhe me vëmendjen e politikës amerikane ndaj Kosovës”, tha Mustafa. Ndërkaq, gjatë takimit me përfaqësuesen e lartë të USAID-it, Margot Ellis, është biseduar për përkrahjen konkrete të USAID-it për Kosovën dhe mundësitë e mbështetjes së mëtejme në shumë fusha.

unnamed-6_1474381043-6286179