Video: Momentet e arrestimit të ‘të fortit me X6’ që i iku policisë në Tiranë

Këto janë momentet e arrestimit të të riut Bektash Muka nga Tirana, i cili tue drejtue nji kerr “BMW X6” i ka ikë policisë, për të ba mandej nji aksident dhe tue u vnue në pranga bashkë me dy të ri të tjerë.

Në rrugën “Sami Frashëri” shërbimet e policisë “Shqiponjat” i kanë ba me shejë për të ndalue mjetit me targa  AA 858 NS, por  drejtuesi i mjetit nuk i asht bindë urdhnit të policisë dhe ka vazhdue rrugën me shpejtësi ku për pasojë mjeti me të dhanat e masipërme në rrugën “Prokop Mima” asht përplasë me nji mur rrethues të nji banese.