Video nga akcioni i Policisë, zbulimi i laboratorit të mariuhanës në Pejë

Në pamjet në vazhdim mundeni me ndjekë akcionin e Njësisë së Hetimit të Trafikimit me Narkotikë për zbulimin të laboratorit të marihuanës në Pejë.

Xhirimet e akcionit që rezultoi me zbulimin e laboratorit të kultivimit të kanabisit nga fillimi deri në fund u shfaqën në Rubrikën “Policia” të “Drejtësisë në Kosovë”.

Hetuesit e policisë shpjeguen në detaje elementet e laboratorit dhe funksionet e tyne.

Simbas hetuesve, laboratori kishte sistem ajrimi, ujitje e filtrimi për të mos u ndigjue era e randë e bimëve të kanabisit në rrethinë.

Laboratori asht zbulue në nji shtëpi, mbasi policia ka marrë informata për nji të dyshuem që kultivonte bimë narkotike.

Gjatë akcionit policor janë shfrytëzue edhe qentë që nuhasin narkotikët, ndërsa në shtëpinë e kontrollueme janë gjetë 100 bimë kanabisi të zhvillueme mirë dhe pak para vjeljes.

Policia në fund kanabisin e gjetun e ka asgjasue me djegie.