Video: Pamje të rralla nga viti 2000, kur oficeri amerikan e pshton beben e braktisun n’udhë në Prilep të Deçanit

Nji oficer amerikan i forcës policore të Organizatës së Kombeve të Bashkueme në Kosovë kishte gjetë nji foshnje të braktisun dhe tue pas gjakderdhje në cepin e nji udhe në Prilep të Deçanit në vitin 2000.

Simbas Associated Press, foshnja e sapolindun ishte çue me urgjencë nga ai në nji spital ushtarak italian, ku kontigjenti i trupave italiane ishte kujdesë me shumë dashni për shnetën e tij.

Oficeri Bill Burgstiner nga shteti amerikan i Georgia po voziste nëpër katundin e Prilepit, rreth 80 kilometra në jugperëndim të Prishtinës, më 31 Mars 2000, kur nji banor e kishte ndalue dhe i kishte kallxue se kishte gjetë nji bebe të braktisun, me gjakderdhje nga kordoni umbilikal (kërthiza), që dokej t’i ishte këputë dhunshëm, transmeton Gazeta Express.

Mbasi amerikani 31-vjeçar mbuloi beben me nji batanije ushtarake, ai e dinte se duhej me veprue shpejt.

Kështu, çoi fëmiun në qendrën ma të afërt mjekësore, nji spital italian në Pejë, në kuadër të forcës paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë, e njohun si KFOR.

Në spital, nuk u desh shumë që foshnja, e gjinisë mashkullore, të fitonte zemrat e stafit italian. Mjekë të shumtë u kujdesën për të vazhdimisht.

Ata ia vnunë emnin bebes Fortunato (Fatlum, në italisht) – dhe asht e kuptueshme pse.

Tue mos dijtë asgja për prejardhjen e djalit, disa sugjeruen që atij t’i jepej shtetësia italiane, meqë orët e para i kishte kalue në spitalin italian.