Video: Pamjet pak minuta para vrasjes së dyfishtë në Shkodër

Publikohet video pak momente para vrasjes së ndodhun mbramë në nji lokal në Njësinë Administrative Dajç, në Shkodër, ku mbetën të vramë 2 persona dhe katër të tjerë u plagosën randë.

Autori i krimit të randë, asht 33-vjeçari Miklovan Parubi, tashma i vnuem në prangat e policisë, i cili doket edhe në video derisa debaton me nji tjetër person në tavolinën e pokerit.

Në ambientet e lokalit janë rreth 9 persona, së bashku pronarin e lokalit, Arjet Saiti, i cili u qëllue për vdekje nga Parubi. Siç doket edhe në pamjet filmike, Parubi ngritet nga tavolina mbas debateve me shokët e tij.

Pak minuta ma vonë, ai u kthye i armatosun mbrenda në lokal ku hapi zjarr në drejtim të shokëve të tij.

Si rezultat i këtyne të shtanave, humbën jetën në vend Arjet Saiti, 42 vjeç dhe Gacalin Kopshti, 30 vjeç, ndërsa mbetën të plagosun Ndok Marku, Vinçens Kopshti, Aleks Prendi dhe Kitas Molla.