Video: Përgjaket Franca, 80 të vdekun në Nice!

Të paktën 80 persona kanë vdekë dhe mbi 18 kanë mbetë të plagosun randë, mbasi nji kamion hyni në mes të nji turme njerëzish në jug të Francës, raporton The Guardian.

Ngjarja ka ndodhë në qytetin e Nicës, ku po kremtohej festa kombëtare e Francës, Dita e Bastijes.

Raportohet se ka pasë të shtana mes policisë dhe drejtuesit të kamionit, që simbas medieve lokale asht vra. U fol se ai kishte marrë edhe pengje me vete, por kjo nuk asht konfirmue. Disa dëshmitarë në vendin e ngjarjes thanë se ndëgjuen të shtana mitralozi nga kamioni përpara se ai me u përplasë me turmën.

Autoritetet dyshojnë se asht sulm terrorist. Ende nuk dihet me saktësi numri i të vdekunve dhe të lënduemve nga kjo ngjarje e randë, mbasi nga momenti në moment drejt spitaleve transportohen njerëz pa jetë ose dhe të aksidentuem randë.

Presidenti francez Francois Hollande, ka lanë Avignone, rezidencën e tij për me shhkue me urgjencë në Paris, mbas lajmeve të Nicas. Ai ka mbledhë menjiherë Qendrën e Krizave në Ministrinë e Brendshme. Hollande ka thirrë me urgjencë edhe kryeministrin Manuel Valls si dhe dhe ministrin e Brendshëm, Bernard Cazeneuve.

Imazhet e tmerrshme nga vendngjarja kallxojnë njerëzit e aksidentuem nga kamioni, ndërsa gjithashtu shihen edhe trupa njerëzish të pajetë në anë të rrugës.

160715094931-nice-truck-attack-0715-09-exlarge-169

160715094740-nice-truck-attack-0715-08-exlarge-169

160715094031-nice-truck-attack-0715-07-exlarge-169

160715093212-nice-attack-1-exlarge-169

160715093212-nice-attack-1-exlarge-169

160714184049-10-nice-truck-deaths---restricted-exlarge-169

160714184008-08-nice-truck-deaths---restricted-exlarge-169

160714182929-06-nice-truck-deaths-police---restricted-exlarge-169

160714181006-04-nice-truck-deaths-truck-exlarge-169160715093311-nice-attack-2-exlarge-169