Video: Publikohet momenti i vrasjes së të riut në Pogradec (Kujdes pamjet, +18)

Bahen publike pamjet e vrasjes së Fabio Hilës në Pogradec, ngjarje e ndodhun pak ditë ma parë. Jetaoshqef.al ka ba publike video nga ngjarja në Pogradec, ku mbeti i vramë 18-vjeçari Fabio Hila.

Në pamje doket momenti, kur viktima, simbas raportuesit, gjuen me karrige Muçollarin. Në këtë moment të gjithë të pranishmit ngriten dhe largohen me vrap, kur shohin autorin e vrasjes, i cili rikthehet drejt viktimës me kallashnikov.

Ky i fundit hyn në lokal dhe vret Fabio Hilën.

Mbas disa sekondash, mbas vrasjes, doket nji person i tretë i veshun me të zeza, i cili mban kallashnikovin në duer (nuk dihet se qysh ka përfundue arma në duert e tij).

Në fund të videos, autori del nga lokali, i rrëmben kallashnikovin personit me të zeza dhe largohet me vrap.

Fabio Hila u vra më 13 Shtator në Pogradec, mbas nji konflikti me Muçollarin, shkak i të cilit ishte nji vajzë./JOQ/