Video: Qe çka ndodhi në debatin e mbramshëm në SHBA

Gjatë debatit, secili kandidat për nënpresident foli mbi përvojën e tij. I pyetun se pse kishte me qenë në gjendje të merrte drejtimin e vendit nëse e kërkonte nevoja, Tim Kaine përshkroi përvojën e tij politike në tana nivelet e qeverisjes – si nji këshilltar qyteti, si kryetar komune, si zavendës guvernator dhe si senator.

Kandidatët e ndërprenë njani-tjetrin gjatë nji segmenti kur u pyetën për krimin kibernetik, në të cilin Pence ngriti çashtjen e përdorimit të nji serveri privat emaili nga zoja Clinton kur ishte sekretare shteti.

Në lidhje me Sirinë, kandidati Pence tha se nji udhëheqje e fortë amerikane kishte me parandalue ngjarje të tilla si lufta civile në Siri. Ai bani thirrje gjithashtu për sulme ushtarake në Siri, nëse Rusia nuk tërhiqet.