Video: Qe qysh u arrestuen polici e bashkëpunëtori i drogës!

Policia e Tiranës ka ekzekutue operacionin e koduem “Falko”, ku janë arrestue në flagrancë nji polic dhe bashkëpunëtori i tij, si dhe janë sekuestrue 12.5 kg lande narkotike e llojit kanabis sativa.

Nga informacione të marra në rrugë operative nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ne Drejtorinë e Policisë së Tiranës, në bashkëpunim me SH.Ç.B.A, rezultonte se nji punëtor policie merrej me shitjen e landëve narkotike.

Simbas burimeve policore, për me transportue drogën ai përdorte automjet policie me qëllim shmangien e kontrolleve nga uniformat blu.

Simbas burimeve, akcioni asht krye në rrugën e Elbasanit, afër rrethrrotullimit të Sanatoriumit.

Në pranga ka ra shtetasi Dashamir Qershori, 44 vjet, lindun në fshatin Picall, me detyrë shofer në Departamentin e shërbimeve ndaj të tretëve në Policinë e Shtetit; dhe shtetasi Elton Elezi, 25 vjet, banues në fshatin Gurrë e Vogël.