Video: Qysh e priti Edi Rama Adri Nurellarin

Mbas takimit me Presidentin Bujar Nishani,  presidenti kosovar, Hashim Thaçi u prit nga kryeministri Edi Rama.

Siç e ka zakon, Rama doli deri te shkallët e kryeministrisë për ta pritë mikun nga Prishtina, me të cilin u përqafue ngrohtësisht.

Mandej erdhi radha e prezentimit të stafit që shoqnonte Thaçin, shkruen Panorama.

Por, ajo që ra në sy ishte takimi i Ramës me nji prej këshilltarëve të Presidentit të Kosovës, Adri Nurellari.

Siç doket edhe nga video, Rama me Nurellarin nuk patën vetëm shtrëngim dore, por edhe përqafim.

Për ata që nuk e njohin, Nurellari ka qenë nji prej kundërshtarëve të Ramës në vitin 2005 kur pranoi të bahej këshilltar i kryeministrit të asaj kohe, Sali Berisha.