Video: Sa e damton shneta fushaten e Hillary Clintonit!


Kandidatja presidenciale e demokratëve në SHBA, Hillary Clinton, ka anulue nji udhëtim elektoral në Californi mbasi u diagnostikue me pneumoni.

Clinton nuk u ndje mirë gjatë ceremonisë përkujtimore të 11 Shtatorit në New York.

Ajo u filmue teksa nuk qëndronte dot në kambë.

Ekipi i saj thotë se ajo asht diagnostiku me pneumoni që të Premten dhe ka nis me marrë antibiotikë.

Rivalët e saj republikanë kanë vënë në pikëpyetje aftësitë e saj fizike.

Madje pak përpara këtij incidenti, Trump kishte deklarue se ajo nuk asht në gjendje fizike që të jetë komandante e forcave të armatosuna.

Por sa do e damtojë fushatën e saj ky incident?

BBC shkruen se disa presidentë amerikanë kanë pasë histori problematike shëndetësore.

George HW Bush volli mbi kryeministrin japonez, i biri i tij humbi ndjenjat në Shtëpinë e Bardhë masi u mbyt në nji gjevrek, Franklin Roosevelt kishte probleme të randa shëndetësore dhe John F Kennedy vuente nga shpina.

Por në rastin e Clinton, ky incident vjen pikërisht gjatë fushatës elektorale.

Rrjeti po zien nga teoritë konspirative që tash, kjo edhe për shkak se ajo ka pasë të paktën tre incidente ku asht rrxue.

Donald Trump nga ana tjetër, 70 vjet, ka pasë shqetësime mjekësore.

I vetmi informacion për shëndetin e tij vjen nga mjeku personal, që thotë se e ka shkrue shënimin për shëndetin e tij mbrenda pesë minutash.

Clinton do të kthehet në fushatë me siguri, por njerëzit do e shohin me ma shumë vëmendje aktivitetin e saj fizik.