Video: Sekretari i NATO’s, çka thotë për nderhymjen në Kosovë!

Sekretari Gjeneral i NATO’s, Jens Stoltenberg, e ka cilësue ndërhymjen e NATO’s në Kosovë si nji moment kyç të kësaj aleance.

Ai ka thanë se me ndërhymje të suksesshme si në Kosovë, NATO ka tregue se mund të marrë nji rol shumë të randësishëm në arenën ndërkombëtare.

Stoltenberg, këto komente i ka ba në nji fjalim të tij n’Universitetin e Harvard-it në Boston.

Ai tha para të pranishmëve se rrugëtimi i NATO’s ndahet në tri faza dhe momenti kur kishte marrë situatën në dorë në Bosnje dhe në Kosovë kishte hye në epokën e dytë të saj, atë të angazhimit kolektiv dhe rezultatit si bashkësi e organizueme.

“Luftat në Ballkan gjatë viteve 90’ta ishin brutale dhe të përgjakshme. Kercënimi për nji tjetër gjenocid vetëm nji gjysëshekulli nga Holokausti ishte reale. Kështu që NATO ndërhymi dhe u futëm në epokën tonë të dytë, tue lëviz nga nji mbrojtje e dobët kolektive në nji NATO që angazhohet dhe menaxhon konfliktet përtej kufijve tue mundësue kështu ndaljen e luftës në Bosnje dhe Hercegovinë dhe ma vonë ndalimin e nji gjenocidi potencial në Kosovë”, ka thanë Stoltenberg në fjalimin e tij.