Video: Shpërthim i fuqishëm në New York

Nji shpërthim i fuqishëm ka ndodhë mbrëmjen e së shtunës në Manhattan.

Simbas Daily Mail, nga shpërthimi janë lëndue të paktën 29 persona, derisa policia po heton edhe nji bombë të dytë të mundshme që dyshohet se ndodhet në nji tenxhere me presion.

Pamjet e tmerrshme që vijnë nga atje, kallxojnë shpërthimin që ndodhi në nji lagje të pasun të New York. Krejt kjo ka ndodhë rreth orës 8:30 simbas kohës lokale.