Video: Shpërthim i madh në Bangladesh, 15 të vdekun e 70 të lënduem

Të paktën 15 persona kanë humbë jetën dhe ma shumë se 70 persona kanë mbetë të plagosun në nji zjarr të madh që shpërtheu në nji fabrikë paketimi në Banglandesh.

Policia tha se rreth 100 persona po punonin në ndërtesën katërkatëshe në qytetin e Tongi, në veri të kryeqytetit Dhaka kur ndodhi incidenti, raporton “BBC”.

Zjarri masiv u shkaktue nga nji shpërthim dhe flakët u përhapën shpejt në krejt ndërtesën, thonë zyrtarët.

“Numri i të vdekunve asht rritë në 15 dhe të paktën 70 njerëz janë plagosë”, Parvez Mia, nji mjek në spitalin e qytetit për AFP.