Video si n’filmat e Hollywood’it. Ruset kallxojnë muskujt!

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë postoi në YouTube nji video të flotës së Balltikut, me nji stil alla-Hollywood.

Rusia, e cila vitet e fundit asht ba shumë agresive ushtarakisht, po ekspozon gjithmonë e ma shumë muskujt.

Videoja e fundit tregon flotën e saj në Balltik, shoqnue me muzikë Rock.

Anije luftarake, nëndetëse, avionë luftarakë, bombardues dhe helikopterë, tana në nji video.

Pamvarësisht këtyne ekspozeve, vitin e shkuem flota ruse mbeti pa fjalë përpara qinda spektatorëve.

Anija luftarake Ladny supozohej se do demonstronte fuqinë e flotës, teksa do qëllonte nji raketë në Sevastopol.

Por arma kishte nji defekt dhe shpërtheu.

Për fat askush nuk u plagos.