Video: Sulm kamikaz në nji gjykatë në Pakistan

Të paktën 12 persona u vranë dhe 52 të tjerë u plagosën si pasojë e shpërthimit të dy bombave në nji gjykatë në Pakistanin veriperendimor. Shpërthimet u shënuen në gjykatën lokale në qytetin e Mardanit.

“Deri tash kemi gjetë 12 trupa avokatësh policësh dhe civilësh”, u shpreh Haris Habib, zyrtari ma i naltë forcave të shpëtimit. Përveç kësaj, ne shpëtuem 52 të plagosun, shtoi Habib.