Video: Takohen Erdogan e Putin, kjo ishte tema e bisedës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, asht takue sot me homologun e vet rus, Vladimir Putin, në Stamboll, ku edhe e kanë dhanë përkrahjen për ndërtimin e tubacionit të gazit natyral, nji plan ky që u ndërpre, për shkak të tensioneve në mes të këtyne dy vendeve.

Në fjalime të ndame në Kongresin e Energjisë Botnore, Putin dhe Erdogan kanë thanë se vendet e tyne duen që të vazhdojnë përpara me projektin turk të tubacionit.

Ky tubacion ka me bartë gaz natyral rus për në Turqi dhe në vendet e Bashkimit Europian.

“Na kemi 50 vjet që e furnizojmë me gaz natyral Europën pa dështue asnjiherë,” ka thanë Putin.

Ai ka shtue se: “Meqë ra fjala, me partneret turqë, bashkë me presidentin Erdogan, jemi tue bisedue rreth nevojës për të zhvillue projektin turk të tubacionit.”

Në anën tjetër, Erdogan ka thanë se asht pozitiv për ndërtimin e tubacionit të gazit.

“Jemi pozitivë për projektin turk të tubacionit të gazit, i cili ka me na lejue neve që të marrin gazin, që tashma jemi tue e ble nga Rusia përmes Ballkanit, direkt përmes Detit të Zi,” ka thanë ai.

Ata biseduen edhe për situatën në Siri dhe për tema tjera me randësi.