Video: Terror në nji shkollë në Carolina, plagosen 2 nxanës e mësuesja!

Nji person i armatosun goditi dy femijë dhe nji mësues në nji shkollë fillore në Townville në Carolinën e Jugut.

Ai asht arrestue nga policia dhe mendohet se asht nji adoleshent.

Policia rrethoi vendngjarjen dhe kërkoi vigjilencë maksimale nga banorët e zonës, për të mos ju afrue perimetrit të rrethuem.

Femijët dhe mësuesja u shtruen menjiherë në qendrën e traumës emergjente, ku mbërritën me helikopter.