Video: Thaçi me Nishanin: Kosova me Shqipninë, model për rajonin!

Mbas takimit të zhvilluem me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, presidenti i Shqipnisë, Bujar Nishani ka mbajt edhe nji konferencë për media.

Nishani theksoi se marrëdhaniet Shqipni-Kosovë janë forcue edhe ma shumë falë bashkëpunimit në disa fusha, si arsimi, bujqësia etj.

“Në takimet që patëm percollëm gjithçka që Shqipnia dhe Kosova kanë arritë. Shprehim respektin dhe mirënjohjen për kontributin e presidentit Thaçi për Kosovën, për shtetin ma të ri të rajonit, i cili po ecën më ritme shumë të shpejta.

Vlerësuem me nota pozitive dinamikën e bashkëpunimit, ku nji rol të përbashkët kanë luejt edhe takimet e përbashkëta mes dy shteteve.

Thaçi ka luejt nji rol kyç dhe domethënës për konsolidimin e këtyne takimeve mes vendeve.

Shqipnia ka me mbështetë integrimin e Kosovës në krejt organizatat rajonale dhe nderkombëtare. Procesi i integrimit të Kosovës ka me konfirmue dimensionin e lirisë”, deklaroi ai.

Ndërsa presidenti Thaçi theksoi se ka besim të plotë se Shqipnia ka me qenë zani shtesë i Kosovës.