Video: Turqia n’ luftë me Sirinë. Tanket kapërcejnë kufinin!

Nji duzinë tankesh turke kanë kapërcye kufinin sirian mbas bombardimit të fuqishëm të nji zone të mbajtun nga i ashtuquejtuni Shtet Islamik, raporton BBC.

Kjo asht ndërhymja e parë tokësore e Turqisë në Siri, që nga operacioni i shpejtë dhe i shkurtë që u ba për me zhvendos varrin e Sulejman Shahut, nji figure të nderueme osmane, në Fror të vitit të kaluem.

Burimet ushtarake thanë për mediat turke se, 70 objektiva në zonën Jarablus janë shkatërrue nga artileria dhe nga goditjet me raketa dhe 12 nga goditjet ajrore.

Forcat special turke kanë hy në Siri para tyne, si pjesë e këtij operacioni.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se, operacioni kishte dy synimet: ISIS’in dhe luftarët kurdë.

“Forcat e Armatosuna Turke dhe Forcat Ajrore Ndërkombëtare të Koalicionit kanë nisë nji operacion ushtarak që synon pastrimin e qarkut të Jarablus të krahinës së Aleppos nga organizata terroriste ISIS”,- u tha në deklaratën e lëshueme nga zyra e kryeministrit turk.

Turqia i bombardoi forcat kurde siriane në rajon këtë javë, me synimin që të mos i lejojë të mbushim vakumin që do të krijohet nga largimi i ISIS, tha gazetari i BBC, Mark Lowen nga qyteti Gaziantep pranë kufinit sirian.

Shqetësimi në Ankara asht se kurdët munden me krijue nji zonë autonome në afërsi të kufinit që mund të nxisë separatizmin mbrenda vetë Turqisë, tha korrespodenti.

 

3-tanket

 

2-tanket

 

4-tanket