Video: Vritet n’kerr me bombë gazetari i shquem në Kiev

Vritet gazetari i shquem Pavel Sheremet me bombe n’kerr ne kryqytetin ukrainas, Kiev.

Vrasja e tij shqeteson komunitetin e gazetareve n’Ukraine mbas 16 vjeteve, kur u vra dhe masakrue mizorisht edhe themeluesi i gazetes online Ukraynska Pravda, Heorhiy Gongadze (Heorhij Gongagje), per te cilin Sheremet punonte gjithashtu.

Vrasjen e Sheremet, 44 vjecar bellorus, e konfirmojne koleget e Ukrainska Pravda, i cili kishte huazue kerrin e partneres se tij qe njikohesisht asht edhe kryeredaktorja e ketij mediumi te pamvarun.

Zyrtare nga ministria e mbrendshme e Ukraines thone se eksplozivi ishte montue nen kerr dhe perbante rreth 600 grame dinamit. Kurse Ministrja e Mbrendshme, Katija Dekanogje thote para mediave ne skenen e krimit se ajo personalisht ka me mbikqyr hetimin e vrasjes se gazetarit Sheremet.

Presidenti Poroshenko ngushelloi familjen dhe miqte e Sheremet, dhe thote se ka udhnue agjencite ligjore me udheheqe hetim te shpejte te ketij krimi.