Video: Zjarri i fuqishëm në kampin e refugjatëve në Greqi

Nji zjarr i fuqishëm ka ra në kampin e refugjatëve në ishullin Lesvos në Greqi.

Mediat greke raportojnë se zjarri favorizohet nga era e fortë dhe në rrezik janë 4 mijë refugjatë që janë të strehuem në këtë kamp.

Paraprakisht dyshohet se zjarri asht i qëllimshëm mbas konflikteve me grupe të ndryshme etnike.

Autoritetet greke po marrin masa për evakuimin e refugjatëve që ndodhen në kampin ku ka ra zjarri.