Video: AKR zgjedh të parin e të rijve

Mbramë, u mbajt Konventa e IV’t zgjedhore e Forumit Rinor të Aleancës Kosova e Re, dega në Prishtinës.
Në këtë konventë kryetar i forumit rinor u zgjodh Sami Borovci, me shumicë votash në praninë e ma shumë se 400 delegatëve.

Konventën me pjesëmarrje dhe nji fjalë rasti e nderuen edhe presidenti i AKR’s Behgjet Pacolli, drejtori i Institutit të AKR’s Jahja Koka, Korab Sejdiu dhe figura të tjera eminente të AKR’s.

Presidenti Pacolli u zotue se të rijtë në AKR, kanë me qenë pjesë e randësishme dhe vendimarrëse në këtë subjekt.
“AKR’ja asht alternativa e vetme politike në Kosovë, ku me qeverisjen e saj, shoqnisë kosovare ka me ju rikthye dinjiteti.”

Ndërsa, kryetari i porsazgjedhurn Sami Borovci falënderoi të gjithë delegatët dhe të pranishmit në këtë konventë, dhe u zotue që ka me punue me gjithë rininë e Prishtinës për me krijue nji hapësinë dinjitoze për rininë dhe të ardhmen e tyne.

VIDEO