Video/Foto: Turqi, sulmohet me raketa aeroporti në Diyarbakir

Pasagjerët e Aeroportit Diyarbakir, në krahinën juglindore të Turqisë me të njajtin emën, janë detyrue të kërkojnë strehim në nji ndërtesë, natën të Shtunës, mbas nji sulmi të papritun me raketa ndaj aeroportit, raportuen mediat lokale turke.

“Katër raketa janë gjuejtë në drejtim të aeroportit nga militantët e dyshuem kurdë”, tha agjencia e lajmeve Dogan.

Të gjithë pasagjerët dhe stafi i aeroportit raportohet  se janë zhvendosë mbrenda ndërtesës së terminalit, shkruen “RT”.

Nuk ka pasë viktima apo ndërpremje të fluturimeve për shkak të sulmit.

Cq5ovs3WAAECJzB diyarbakir_havalimanina_roketatarli_saldiri_h10815