Vijnë serbët për “Vidovdan”, policia asht gati

Qinda serbë pritet që sot të vijnë në Kosovë për me kremtue festën e Vidovdan’it, që do të mbahet në Gazimestan, pak kilometra larg Prishtinës.

Me këtë rast, Policia e Kosovës ka njoftue se kanë ndërmarrë krejt masat lidhun me këtë aktivitet.
Zadhanësi i PK’s, Daut Hoxha ka konfirmue për “Indeksonline” se Policia e Kosovës bazue në detyrat dhe autorizimet ligjore lidhun me aktivitetet dhe manifestimet tradicionale religjioze ortodokse të festës së ‘Vidovdanit’ ka ndërmarr të gjitha veprimet paraprake.

Ai thotë se organet e sigurisë kanë ba planifikimet e nevojshme për menaxhimin e situatës së sigurisë gjatë zhvillimit apo mbajtjes së aktiviteteve manifestuese.