Vijnë shkarkimet e para nga Prizreni për vdekjen e Astrit Deharit!

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka shkarkue nga detyra stafin menaxhues të Qendrës së Paraburgimit në Prizren si dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj, gati tri javë mbas vdekjes së Astrit Deharit.

Burime të Telegrafit bajnë me dije se ministrja Hoxha vendimin për shkarkimin e personave përgjegjës të Qendrës së Paraburgimit në Prizren dhe Drejtorit të Shërbimit Korrektues e ka marrë sot gjatë ditës.

Ndryshe, edhe shoqnia civile ditë ma parë kërkoi shkarkimin e personave që janë përgjegjës për Qendrën e paraburgimit në Prizren.

Astrit Dehari, student i mjekësisë dhe aktivist në Lëvizjen Vetëvendosje më 5 Nandor 2016, u gjet i vdekun në Qendrën e paraburgimit në Prizren.