Vikendi vjen ma i freskët e me riga lokale shiu!

Simbas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, që nga sot dhe në fundjavë ka me mbajët mot kryesisht me diell.

Gjatë fundjavës, orëve të mbasdites dhe mbramjes priten mundësi për riga lokale shiu me bubullimë.

Temperaturat e ajrit do të luhaten rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore, me maksimale nga 26C deri në 33C, e minimale nga 14C deri në 17C, ka thanë për lajmi.net, Besim Aliu nga IHK.

Era ka me fry kryesisht nga veriu-verilindja 1-5m/s, e në fundjavë 5-12m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht do të ngritet mbi vlera normale.