Vikendi vjen me befasi sa i përket motit dhe temperaturave!

Sot dhe nesër mbi vendin tonë temperaturat minimale do t’ulen deri në zero gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale gjatë këtyne dy ditëve do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë celsius.

Simbas Institutit Hidrometerologjik të Kosovës, fushat me presion të naltë vazhdojnë të jenë prezente mbi vendin tonë, tue e karakterizue nji mot të vranët dhe me intervale me diell.

Po ashtu, ka me fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.