Viktima në Francë mbulohet me flamur shqiptar

Nji nga 84 viktimat e terrorit në Nice të Francës, asht mbulue me flamurin shqiptar.

Në fotot e publikueme nga mediat në Francë shihet se qysh nji grue, e cila mbeti e vrame në vend asht mbulue me flamurin shqiptar.

Nuk dihet se qysh flamuri u gjend aty për me mbulue viktimën, megjithatë ajo çka dihet deri tash asht se të dy vendet, Shqipnia dhe Kosova kanë deklarue se nuk kanë informata për shqiptarë të vramë në terrorin e ndodhun në Nice.