Viktimat e aksidentit në Rahovec, ishin tue shkue në dasmë!

Pamje Arkiv

Edhe ma tej po vazhdojnë hetimet për rastin e randë të aksidentit në hymje të Rahovecit.

Në këtë aksident vdiqën tre persona, njani prej të cilëve femi.
Kapiteni Avdi Berisha deklaroi për lajmi.net se nuk mund të japë ma shumë detaje ngase prokurori i rastit asht në vendin e ngjarjes.

Simbas tij, pa konfirmim nga ana e prokurorit ai nuk mund të deklarohet ma shumë për këtë rast tragjik sesa konfirmimin e vdekjes së tre personave, njani femi dhe lëndimit të tre të tjerëve.

Ai nuk ishte në gjendje me tregue as nëse të vdekunit janë të së njajtës familje, se nga janë të aksidentuemit e detaje të tjera.

Raportohet se viktimat janë prej Prizrenit dhe në momentin tragjik ishin tue shkue ne nji dasëm.