Visar Ymeri e Rexhep Selimi para Gjykatës

Mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka shoqnue për në Gjykatën Themelore, kryetarin e Vetëvendosje Visar Ymeri.

Ky i fundit bashkë me Rexhep Selimin sot janë thirrë për nji seancë gjyqësore që ka të bajë me rastin e konfliktit që kanë pasë me deputetin e PDK’s, Bekim Haxhiu.

Rexhep Selimi e ka konfirmue për media se ai ndodhet në seancë gjyqësore.

Kjo seancë gjyqësore për dy të lartpërmendunit asht parapa me fillue prej ores 10:00.